Dhjata e Re

1 Timoteut 3:13-16 Së Bashku (ALNT)

13. Sepse ata që e kryejnë mirë shërbesën fitojnë një emër të mirë për veten dhe shumë guxim në besimin që është në Krishtin Jezu.

14. Këto gjëra po t’i shkruaj me shpresë se do të vij te ti së shpejti,

15. por në qoftë se vonohem, të dish se si duhet të sillet njeriu në shtëpinë e Perëndisë, që është kisha e Perëndisë së gjallë, kolona dhe themeli i së vërtetës.

16. Padyshim, e madhe është e fshehta e besimit:Perëndia u shfaq me trup njerëzor,u shpall i drejtë nga Shpirti i Shenjtë,u pa nga engjëjt,u predikua mes kombeve pagane,u besua në botë,u ngrit në lavdi.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Timoteut 3