Dhjata e Re

1 Selanikasve 5:24-28 Së Bashku (ALNT)

24. Perëndia që ju thirri është besnik dhe do ta bëjë atë që ka thënë.

25. Vëllezër, lutuni edhe për ne.

26. Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthjen e dashurisë vëllazërore.

27. Ju përbetohem në emër të Zotit që kjo letër t’u lexohet të gjithë vëllezërve.

28. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju!

Lexoni kapitullin e plotë 1 Selanikasve 5