Dhjata e Re

1 Selanikasve 5:1-9 Së Bashku (ALNT)

1. O vëllezër, sa për kohën dhe për orën se kur do të ndodhin këto gjëra, nuk keni nevojë t’ju shkruaj,

2. pasi ju vetë e dini mirë se Dita e Zotit do të vijë siç vjen vjedhësi natën.

3. Kur t’ju thonë: «kemi paqe dhe siguri», atëherë mbi ta do të bjerë papritur shkatërrimi. Ata nuk do t’i shpëtojnë dot dhe do të vuajnë si gruaja në dhimbjet e lindjes.

4. Por ju, o vëllezër, nuk jeni në errësirë që ajo ditë t’ju zërë në befasi si vjedhësi;

5. ju të gjithë jeni bij të dritës dhe bij të ditës. Ne nuk jemi as të natës, as të errësirës.

6. Prandaj të mos flemë si të tjerët, por të vigjilojmë dhe të jemi të kthjellët.

7. Sepse ata që flenë, flenë natën dhe ata që dehen, dehen natën.

8. Por ne, meqenëse jemi të ditës, le të jemi të kthjellët, duke veshur besimin dhe dashurinë si parzmore dhe shpresën e shpëtimit si përkrenare.

9. Perëndia nuk na caktoi që të vuajmë zemërimin e madh, por na caktoi që të marrim shpëtimin përmes Zotit tonë Jezu Krisht,

Lexoni kapitullin e plotë 1 Selanikasve 5