Dhjata e Re

1 Selanikasve 2:1-6 Së Bashku (ALNT)

1. Ju e dini, o vëllezër, se ne nuk erdhëm kot te ju.

2. Siç e dini, përpara se të vinim te ju, na keqtrajtuan dhe na poshtëruan në Filipi, por Perëndia na dha guximin për t’ju predikuar ungjillin e tij mes shumë përpjekjesh të mundimshme.

3. Sepse predikimi ynë nuk mbështetej në mashtrime, në ndyrësi dhe në dredhi,

4. por e predikojmë ungjillin ashtu siç na e besoi Perëndia, pasi dolëm të sprovuar prej tij. Ne nuk predikojmë që t’u pëlqejmë njerëzve, por që t’i pëlqejmë Perëndisë, i cili njeh zemrat tona.

5. Sikurse e dini, ne kurrë nuk kemi përdorur fjalë lajkatuese e as nuk kemi pasur qëllimin për të përfituar, dhe dëshmitar kemi Perëndinë.

6. Ne nuk kemi kërkuar lavdi prej njerëzve, as prej jush e as prej të tjerëve.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Selanikasve 2