Dhjata e Re

1 Pjetrit 5:9-14 Së Bashku (ALNT)

9. Kundërshtojeni duke qëndruar të fortë në besim. Duhet ta dini se të njëjtat vuajtje i heqin të gjithë vëllezërit tuaj nëpër botë.

10. Perëndia i çdo hiri, që ju thirri për lavdinë e tij të amshuar përmes Krishtit Jezu, pasi të vuani për pak kohë, do t’ju përsosë, do t’ju forcojë, do t’ju mbështesë dhe do t’ju vendosë mbi themele të forta.

11. Atij i qoftë pushteti në shekuj të shekujve! Amen!

12. Nëpërmjet Silvanit, të cilin e çmoj si vëllain tuaj besnik, ju shkrova shkurt për t’ju dëshmuar se ky është hiri i vërtetë i Perëndisë. Ju bëj thirrje të qëndroni në këtë hir!

13. Ju përshëndet kisha e Babilonisë, e zgjedhur si ju, dhe Marku, biri im.

14. Përshëndetni njëri-tjetrin me puthjen e dashurisë vëllazërore. Paqja qoftë me të gjithë ju që i përkisni Krishtit!

Lexoni kapitullin e plotë 1 Pjetrit 5