Dhjata e Re

1 Pjetrit 5:1-9 Së Bashku (ALNT)

1. U lutem pleqve tuaj, unë që jam plak bashkë me ta, si dëshmitar i vuajtjeve të Krishtit dhe pjesëtar i lavdisë që do të shfaqet:

2. ruajeni grigjën e Perëndisë që ju është besuar dhe mbikqyreni jo me detyrim, por vullnetarisht sipas dëshirës së Perëndisë, as për përfitim, por me dëshirë.

3. Mos u sillni si sundues mbi ata që ju janë besuar, por bëhuni shembull për grigjën

4. dhe kur të shfaqet Kryebariu do të merrni kurorën e lavdisë që nuk vyshket.

5. Po ashtu edhe ju të rinj nënshtrojuni të moshuarve. Të gjithë bashkë shërbejini njëri-tjetrit me përulësi, sepse Perëndia u kundërvihet kryelartëve, ndërsa të përulurve u jep hir.

6. Përuluni nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t’ju lartësojë në kohën e duhur.

7. Gjithë shqetësimet tuaja lërini në dorë të tij dhe ai do të kujdeset për ju.

8. Kini kujdes e rrini zgjuar! Kundërshtari juaj, djalli, sillet rrotull si luan i egërsuar duke kërkuar kë të përpijë.

9. Kundërshtojeni duke qëndruar të fortë në besim. Duhet ta dini se të njëjtat vuajtje i heqin të gjithë vëllezërit tuaj nëpër botë.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Pjetrit 5