Dhjata e Re

1 Pjetrit 2:1-11 Së Bashku (ALNT)

1. Hidhni tej çdo lloj ligësie dhe çdo lloj mashtrimi, hipokrizie, smire apo përgojimi!

2. Dëshironi qumështin e pastër shpirtëror si foshnja të sapolindura, që të rriteni drejt shpëtimit.

3. Ju e keni shijuar se Zoti është i mirë.

4. Afrohuni tek ai që është guri i gjallë, i cili u hodh poshtë nga njerëzit, por u zgjodh dhe u çmua nga Perëndia.

5. Edhe ju si gurë të gjallë ndërtoni shtëpinë shpirtërore, ku do të shërbeni si priftëri e shenjtë duke kushtuar flijime shpirtërore që i pëlqejnë Perëndisë nëpërmjet Jezu Krishtit.

6. Sepse Shkrimi i shenjtë thotë: Unë zgjodha një gur të çmuar dhe e vura në Sion si gurin e qoshes. Kush beson në të nuk do të turpërohet.

7. Për ju që besoni, ky gur është i çmueshëm, ndërsa për ata që nuk besojnë, guri që ndërtuesit e hodhën tej u bë guri i qoshes,

8. guri që i pengon dhe shkëmbi që i rrëzon.Ata që pengohen nuk i binden fjalës dhe për këtë janë caktuar.

9. Ndërsa ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë, popull që Perëndia zgjodhi për të shpallur veprat e tij madhështore. Ai ju thirri nga errësira në dritën e tij të mrekullueshme.

10. Ju që dikur nuk ishit popull,tani jeni populli i Perëndisë.Ju që ishit të përjashtuar nga mëshira,tani u mëshiruat.

11. Fort të dashur, meqenëse jeni shtegtarë dhe të përkohshëm, ju lutem të hiqni dorë nga kënaqësitë trupore, që luftojnë kundër shpirtit.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Pjetrit 2