kapitujt

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5

Dhjata e Re

1 Pjetrit 2 Së Bashku (ALNT)

Guri i gjallë dhe populli i shenjtë

1. Hidhni tej çdo lloj ligësie dhe çdo lloj mashtrimi, hipokrizie, smire apo përgojimi!

2. Dëshironi qumështin e pastër shpirtëror si foshnja të sapolindura, që të rriteni drejt shpëtimit.

3. Ju e keni shijuar se Zoti është i mirë.

4. Afrohuni tek ai që është guri i gjallë, i cili u hodh poshtë nga njerëzit, por u zgjodh dhe u çmua nga Perëndia.

5. Edhe ju si gurë të gjallë ndërtoni shtëpinë shpirtërore, ku do të shërbeni si priftëri e shenjtë duke kushtuar flijime shpirtërore që i pëlqejnë Perëndisë nëpërmjet Jezu Krishtit.

6. Sepse Shkrimi i shenjtë thotë: Unë zgjodha një gur të çmuar dhe e vura në Sion si gurin e qoshes. Kush beson në të nuk do të turpërohet.

7. Për ju që besoni, ky gur është i çmueshëm, ndërsa për ata që nuk besojnë, guri që ndërtuesit e hodhën tej u bë guri i qoshes,

8. guri që i pengon dhe shkëmbi që i rrëzon.Ata që pengohen nuk i binden fjalës dhe për këtë janë caktuar.

9. Ndërsa ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë, popull që Perëndia zgjodhi për të shpallur veprat e tij madhështore. Ai ju thirri nga errësira në dritën e tij të mrekullueshme.

10. Ju që dikur nuk ishit popull,tani jeni populli i Perëndisë.Ju që ishit të përjashtuar nga mëshira,tani u mëshiruat.

Jetoni si shërbëtorë të Perëndisë

11. Fort të dashur, meqenëse jeni shtegtarë dhe të përkohshëm, ju lutem të hiqni dorë nga kënaqësitë trupore, që luftojnë kundër shpirtit.

12. Sjellja juaj ndër paganët të jetë e mirë. Kështu, edhe nëse ata ju përflasin si keqbërës, kur të shohin veprat tuaja të mira do të përlëvdojnë Perëndinë në ditën e ardhjes së tij.

13. Nënshtrojuni çdo pushteti njerëzor për hir të Zotit, qoftë mbretit, si sundimtarit më të lartë,

14. qoftë qeveritarëve, si të dërguar nga Perëndia për të ndëshkuar keqbërësit dhe për të lavdëruar ata që bëjnë të mirën.

15. Vullneti i Perëndisë është që duke bërë të mirën, t’ia mbyllni gojën paditurisë së njerëzve të pamend.

16. Silluni si njerëz të lirë dhe mos e përdorni lirinë si mbulesë të veprave të këqija, por jetoni si shërbëtorë të Perëndisë.

17. Nderojini të gjithë, duajini vëllezërit në besim, druani Perëndinë, nderoni mbretin.

Shembulli i vuajtjes së Krishtit

18. Ju, shërbëtorë, nënshtrojuni plot druajtje zotërinjve tuaj, jo vetëm atyre që janë të mirë dhe zemërbutë, por edhe të mbrapshtëve.

19. Sepse është hir për njeriun që duron mundimet kur vuan padrejtësisht, për shkak se e ka ndërgjegjen sipas Perëndisë.

20. Çfarë vlere ka nëse duroni mundimet kur keni bërë faj? Por nëse duroni vuajtjet kur keni bërë të mirën, kjo është hir para Perëndisë.

21. Për këtë jeni thirrur, sepse edhe Krishti vuajti për ju. Ai ju la shembullin, që të ndiqni edhe ju gjurmët e tij.

22. Ai nuk bëri asnjë mëkat dhe në gojën e tij nuk u gjet asnjë mashtrim.

23. Kur poshtërohej,ai nuk poshtërontedhe kur vuante,nuk kërcënonte,por ia la veten në dorë Perëndisëqë gjykon me drejtësi.

24. Ai i mori mëkatet tonanë trupin e vet mbi kryq,që ne të vdesim ndaj mëkatitdhe të jetojmë me drejtësi.Ju u shëruat nga plagët e tij.

25. Ju ishit si dele të humbura,por tani u kthyet te bariudhe ruajtësi i shpirtrave tuaj.