Dhjata e Re

1 Korintasve 9:8-16 Së Bashku (ALNT)

8. Mos po i them këto si njeri? A nuk thotë kështu edhe ligji i Moisiut?

9. Në të shkruhet: Mos ia lidh gojën kaut që shin. Mos shqetësohet për qetë këtu Perëndia,

10. apo flet për ne? Sigurisht që për ne është shkruar, sepse ai që lëron dhe ai që shin duhet ta bëjnë punën me shpresën se do të marrin pjesën e tyre.

11. Nëse ne mbollëm të mirat shpirtërore te ju, kaq gjë e madhe na qenka nëse korrim të mirat materiale nga ju?

12. Nëse të tjerë e paskan këtë të drejtë, a nuk duhet ta kishim ne shumë më tepër?Por ne nuk e kemi përdorur këtë të drejtë. Përkundrazi, durojmë gjithçka që të mos bëhemi pengesë për ungjillin e Krishtit.

13. A nuk e dini se ata që punojnë në tempull ushqehen nga të ardhurat e tempullit dhe se ata që shërbejnë në altar marrin pjesën e tyre nga ato që flijohen atje?

14. Kështu edhe Zoti ka urdhëruar që ata që predikojnë ungjillin, të jetojnë nga predikimi i ungjillit.

15. Por unë nuk kam përdorur asnjë nga këto të drejta. Këto nuk po jua shkruaj që të veproni kështu edhe me mua. Më mirë të vdes sesa të ma heqë ndokush këtë gjë për të cilën mburrem.

16. Nuk mburrem që predikoj ungjillin, sepse këtë e kam për detyrë. Mjerë unë po nuk e predikova!

Lexoni kapitullin e plotë 1 Korintasve 9