Dhjata e Re

1 Korintasve 7:32-40 Së Bashku (ALNT)

32. Dua që të mos keni kokëçarje. I pamartuari shqetësohet për gjërat e Zotit dhe kërkon si t’i pëlqejë Zotit,

33. ndërsa i martuari shqetësohet për gjërat e botës dhe kërkon si t’i pëlqejë gruas

34. dhe është i ndarë më dysh. Po ashtu, si gruaja e pamartuar, edhe virgjëresha shqetësohen për gjërat e Zotit, që të jenë të shenjta në trup e në shpirt, ndërsa e martuara shqetësohet për gjërat e botës dhe kërkon si t’i pëlqejë burrit.

35. Edhe këto gjëra po jua them për të mirën tuaj dhe jo për t’ju vënë lakun në fyt, por që të jetoni sa më hijshëm dhe sa më të përkushtuar ndaj Zotit pa shqetësime.

36. Por, nëse dikush shikon se do të sillej në mënyrë të pahijshme ndaj të fejuarës së tij, sepse digjet nga dëshira dhe mendon se duhet të martohet, le të bëjë si të dojë, le të martohet, nuk mëkaton.

37. Ndërsa ai që është i palëkundur në zemër dhe ndjen se nuk ka nevojë, por i zotëron dëshirat dhe e ka vendosur me gjithë zemër që ta ruajë të fejuarën e vet, bën mirë.

38. Kështu, ai që martohet me të fejuarën e vet bën mirë; ai që nuk martohet bën edhe më mirë.

39. Gruaja është e lidhur me burrin e saj për sa kohë ai jeton. Nëse vdes burri, ajo është e lirë të martohet me kë të dojë, veçse martesa të bëhet në Zotin.

40. Ajo do të jetë më e lume nëse qëndron ashtu siç është. Ky është mendimi im dhe unë mendoj se e kam Shpirtin e Perëndisë.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Korintasve 7