Dhjata e Re

1 Korintasve 6:1-6 Së Bashku (ALNT)

1. Kush nga ju, kur ka ndonjë mosmarrëveshje me një vëlla tjetër besimtar, guxon të kërkojë të gjykohet para të padrejtëve dhe jo para besimtarëve të krishterë?

2. Apo nuk e dini se këta do të gjykojnë botën? Nëse ju do të gjykoni botën, a nuk mund të gjykoni gjëra më të vogla?

3. A nuk e dini se ne do të gjykojmë engjëjt? Atëherë, si nuk mundemi të gjykojmë çështjet e jetës së përditshme?

4. Nëse keni për të gjykuar çështje të tilla, ju shkoni e caktoni si gjykatës më të papërfillshmit e kishës?

5. Le t’ju vijë turp për këtë që po them! Nuk paska asnjë të urtë ndër ju, që të mund të gjykojë një çështje mes vëllezërve besimtarë?

6. Besimtari çon në gjyq besimtarin dhe madje para jobesimtarëve?

Lexoni kapitullin e plotë 1 Korintasve 6