Dhjata e Re

1 Korintasve 6:1-12 Së Bashku (ALNT)

1. Kush nga ju, kur ka ndonjë mosmarrëveshje me një vëlla tjetër besimtar, guxon të kërkojë të gjykohet para të padrejtëve dhe jo para besimtarëve të krishterë?

2. Apo nuk e dini se këta do të gjykojnë botën? Nëse ju do të gjykoni botën, a nuk mund të gjykoni gjëra më të vogla?

3. A nuk e dini se ne do të gjykojmë engjëjt? Atëherë, si nuk mundemi të gjykojmë çështjet e jetës së përditshme?

4. Nëse keni për të gjykuar çështje të tilla, ju shkoni e caktoni si gjykatës më të papërfillshmit e kishës?

5. Le t’ju vijë turp për këtë që po them! Nuk paska asnjë të urtë ndër ju, që të mund të gjykojë një çështje mes vëllezërve besimtarë?

6. Besimtari çon në gjyq besimtarin dhe madje para jobesimtarëve?

7. Gjyqet që keni me njëri-tjetrin, dëshmojnë se keni dështuar. Përse nuk pranoni që më mirë t’ju bëjnë padrejtësi? Përse nuk pranoni që më mirë t’ju bëjnë dëm?

8. Përkundrazi, ju vetë u bëni padrejtësi dhe u shkaktoni dëm të tjerëve, madje edhe vetë vëllezërve besimtarë.

9. Apo nuk e dini se të padrejtët nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u mashtroni! As kurvarët, as idhujtarët, as ata që bëjnë tradhti bashkëshortore, as të zhburrëruarit, as meshkujt që shkojnë me meshkuj,

10. as vjedhësit, as lakmitarët, as pijanecët, as shpifësit, as zhvatësit nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.

11. Dhe të tillë ishit disa prej jush, por u latë, u shenjtëruat dhe u bëtë të drejtë në emër të Zotit Jezu Krisht dhe nëpërmjet Shpirtit të Perëndisë tonë.

12. Disa thonë: «Gjithçka më lejohet». Po, por jo gjithçka është e dobishme. Gjithçka më lejohet, por unë nuk do të sundohem nga asgjë.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Korintasve 6