Dhjata e Re

1 Korintasve 4:15-21 Së Bashku (ALNT)

15. Edhe sikur të kishit me mijëra mësues për besimin në Krishtin, nuk keni shumë etër, sepse jam unë ai që ju ktheva në besimin e Krishtit Jezu me anë të ungjillit.

16. Prandaj ju kërkoj të ndiqni shembullin tim.

17. Për këtë arsye ju dërgova Timoteun, që është biri im i dashur dhe besnik në veprën e Zotit. Ai do t’ju kujtojë parimet e mia për jetën me Krishtin Jezu, ashtu siç ua mësoj unë njerëzve në çdo kishë.

18. Disa nga ju filluan të krekosen duke menduar se nuk do të vij tek ju,

19. por do të vij së shpejti, në dashtë Zoti, dhe ata që krekosen do t’i njoh nga çfarë janë të zotë të bëjnë e jo nga fjalët.

20. Mbretëria e Perëndisë nuk duket nga fjalët, por nga fuqia.

21. Çfarë doni? Të vij te ju me thupër apo me dashuri dhe me shpirtbutësi?

Lexoni kapitullin e plotë 1 Korintasve 4