17. Jam gëzuar shumë për ardhjen e Stefanait, Fortunatit dhe Akaikut, sepse ata plotësuan mungesën tuaj.
18. Ata qetësuan shpirtin tim dhe tuajin, prandaj nderojini të tillë njerëz!
19. Ju përshëndesin kishat e Azisë.Ju përshëndesin shumë, në emër të Zotit, Akuili dhe Priska, bashkë me kishën që mblidhet në shtëpinë e tyre.
20. Ju përshëndesin të gjithë vëllezërit besimtarë.Përshëndetni njëri-tjetrin me puthjen e dashurisë vëllazërore.
21. Përshëndetjen e kam shkruar vetë unë, Pali, me dorën time.
22. Kush nuk do Zotin, mallkuar qoftë. Marana-tha!
23. Hiri i Zotit Jezu qoftë me ju!