Dhjata e Re

1 Korintasve 16:14-24 Së Bashku (ALNT)

14. Bëni gjithçka me dashuri!

15. Ju e njihni shtëpinë e Stefanait dhe e dini se është i pari që besoi në Akai dhe se iu kushtua shërbesës për besimtarët e krishterë. Ju lutem, o vëllezër,

16. t’u bindeni njerëzve të tillë dhe të gjithë atyre që bashkëpunojnë dhe që mundohen.

17. Jam gëzuar shumë për ardhjen e Stefanait, Fortunatit dhe Akaikut, sepse ata plotësuan mungesën tuaj.

18. Ata qetësuan shpirtin tim dhe tuajin, prandaj nderojini të tillë njerëz!

19. Ju përshëndesin kishat e Azisë.Ju përshëndesin shumë, në emër të Zotit, Akuili dhe Priska, bashkë me kishën që mblidhet në shtëpinë e tyre.

20. Ju përshëndesin të gjithë vëllezërit besimtarë.Përshëndetni njëri-tjetrin me puthjen e dashurisë vëllazërore.

21. Përshëndetjen e kam shkruar vetë unë, Pali, me dorën time.

22. Kush nuk do Zotin, mallkuar qoftë. Marana-tha!

23. Hiri i Zotit Jezu qoftë me ju!

24. Dashuria ime qoftë me ju të gjithë në emër të Krishtit Jezu që na bashkon!

Lexoni kapitullin e plotë 1 Korintasve 16