Dhjata e Re

1 Korintasve 16:1-12 Së Bashku (ALNT)

1. Lidhur me mbledhjen e ndihmave për besimtarët e krishterë, veproni edhe ju ashtu siç i urdhërova kishat e Galatisë.

2. Çdo të dielë secili të vërë mënjanë aq sa ka mundur të kursejë, që të mos bëhet mbledhja e ndihmave kur të vij unë.

3. Kur të vij do të dërgoj me letër shoqëruese ata që keni miratuar për të çuar dhuratën tuaj në Jerusalem.

4. Po të jetë e udhës që të shkoj edhe unë, atëherë le të vijnë me mua.

5. Te ju do të vij pasi të kem kaluar nga Maqedonia, sepse dua të kaloj nga Maqedonia.

6. Ka mundësi të qëndroj te ju, ose edhe të kaloj dimrin, që të më ndihmoni për të shkuar atje ku duhet të shkoj.

7. Nuk dua t’ju shoh kalimthi, por shpresoj të rri ca kohë me ju, në e lejoftë Zoti.

8. Në Efes do të qëndroj deri për Rrëshajët,

9. sepse m’u dha një mundësi e madhe për të vepruar, megjithëse kundështarët janë të shumtë.

10. Po të vijë Timoteu, kujdesuni që të rrijë te ju pa frikë, sepse edhe ai bën veprën e Zotit sikurse dhe unë.

11. Mos ta përçmojë askush, por ndihmojeni të niset prej jush në paqe, që të vijë tek unë, sepse bashkë me vëllezërit besimtarë e presim të vijë.

12. Lidhur me vëlla Apolin, iu luta shumë që të vijë te ju bashkë me vëllezërit besimtarë, por nuk donte kurrsesi të vinte tani, kështu që do të vijë kur të mundet.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Korintasve 16