Dhjata e Re

1 Korintasve 15:3-16 Së Bashku (ALNT)

3. Para së gjithash ju kam shpallur të vërtetënqë m’u dha edhe mua,se Krishti, sipas Shkrimeve të shenjta,vdiq për mëkatet tona,

4. u varros dhe u ngjall ditën e tretë,po sipas Shkrimeve të shenjta.

5. Ai iu shfaq Kefësdhe pastaj të dymbëdhjetë apostujve.

6. Pastaj iu shfaq njëherëshmbi pesëqind vëllezërve besimtarë,nga të cilët disa kanë vdekur,por shumica jeton ende.

7. Më pas iu shfaq Jakobit,e pastaj të gjithë apostujve.

8. Në fund, m’u shfaq edhe mua, dështakut.

9. Unë jam më i vogli i apostujve dhe nuk jam i denjë as të quhem apostull, sepse e kam pëndjekur kishën e Perëndisë,

10. por me hirin e Perëndisë jam ai që jam, dhe hiri i tij për mua nuk ka shkuar kot. Unë jam munduar më shumë se të gjithë ata, jo unë vetë, por hiri i Perëndisë bashkë me mua.

11. Edhe unë, edhe ata, këtë kemi predikuar dhe këtë keni besuar edhe ju.

12. Nëse predikojmë se Krishti u ngjall prej të vdekurve, si mund të thonë disa prej jush se të vdekurit nuk do të ngjallen?

13. Nëse të vdekurit nuk do të ngjallen, atëherë nuk është ngjallur as Krishti.

14. Nëse Krishti nuk është ngjallur, atëherë edhe predikimi ynë është i kotë, edhe besimi juaj është i kotë.

15. Kështu, qenkemi dëshmitarë të rremë të Perëndisë, sepse dëshmojmë kundër tij dhe themi se ka ngjallur Krishtin, të cilin nuk e paska ngjallur, po të jetë se të vdekurit nuk u ngjallkan.

16. Nëse nuk ngjallen të vdekurit, atëherë nuk është ngjallur as Krishti.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Korintasve 15