Dhjata e Re

1 Korintasve 14:31-37 Së Bashku (ALNT)

31. Një nga një të gjithë mund të profetizoni, që të mësojnë dhe të marrin zemër të gjithë.

32. Profetët duhet ta zotërojnë mirë dhuntinë që u është dhënë,

33. sepse Perëndia nuk është Perëndi trazirash, por paqeje.Ashtu siç ndodh në të gjitha kishat e besimtarëve të krishterë,

34. gratë le të heshtin në kishë. Atyre nuk u lejohet të flasin, por duhet të nënshtrohen, siç thotë ligji i Moisiut.

35. Nëse duan të mësojnë ndonjë gjë, le të pyesin burrat e tyre në shtëpi, sepse është turp për gruan të flasë në kishë.

36. A thua doli nga ju fjala e Perëndisë, apo mbërriti vetëm te ju?

37. Nëse ndokush mendon se është profet apo njeri shpirtëror, ai duhet ta kuptojë se këto që ju shkruaj janë urdhërime të Zotit.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Korintasve 14