Dhjata e Re

1 Korintasve 12:17-27 Së Bashku (ALNT)

17. Nëse i gjithë trupi do të ishte sy, ku do të ishte dëgjimi? Po të ishte i gjithi dëgjim, ku do të ishte nuhatja?

18. Por Perëndia i vuri gjymtyrët në trup një nga një, ashtu siç deshi.

19. Nëse të gjitha do të ishin një gjymtyrë e vetme, ku do të ishte trupi?

20. Por tani ka shumë gjymtyrë dhe një trup.

21. Syri nuk mund t’i thotë dorës: «Nuk ta kam nevojën», e as koka nuk mund t’u thotë këmbëve: «Nuk jua kam nevojën».

22. Përkundrazi, ato gjymtyrë të trupit që duken më të papërfillshmet, janë më të nevojshmet.

23. Ne kujdesemi më shumë për gjymtyrët që i vlerësojmë më pak dhe përpiqemi t’i zbukurojmë sa më shumë gjymtyrët më të pahijshme,

24. gjë që nuk e kanë të nevojshme gjymtyrët e hijshme.Por Perëndia e ndërtoi trupin duke u dhënë më shumë nderim gjymtyrëve më të papërfillshme,

25. që të mos ketë përçarje në trup, por që gjymtyrët të kujdesen për njëra-tjetrën.

26. Nëse njëra gjymtyrë vuan, atëherë vuajnë të gjitha me të. Nëse njëra gjymtyrë nderohet, të gjitha gëzohen me të.

27. Ju jeni trupi i Krishtit dhe secili prej jush është gjymtyrë e tij.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Korintasve 12