Dhjata e Re

1 Gjonit 1:1-5 Së Bashku (ALNT)

1. Po ju shkruajmë për Fjalën e jetësqë ishte nga fillimi,që e dëgjuamdhe e pamë me sytë tanë,që e soditëmdhe e prekëm me duart tona.

2. Jeta u shfaq dhe ne e pamë. Prandaj dëshmojmë dhe ju shpallim jetën e amshuar, që ishte me Atin dhe na u shfaq neve.

3. Po ju shpallim atë që pamë dhe dëgjuam, që edhe ju të keni bashkësi me ne, sepse bashkësia jonë është me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin.

4. Këto gjëra po i shkruajmë që gëzimi ynë të jetë i plotë.

5. Ky është lajmi që dëgjuam prej tij dhe po jua njoftojmë juve: Perëndia është dritë dhe në të nuk ka kurrfarë errësire.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Gjonit 1