Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 9:13-29 Bibla Shqip (ALBB)

13. Unë e vendos ylberin tim në një re, dhe do të shërbejë si shenjë për besëlidhjen e përfunduar midis meje dhe tokës.

14. Dhe kur të sjell re mbi tokën, do të ndodhë që harku të shfaqet në retë;

15. dhe unë do të kujtohem për besëlidhjen time midis meje dhe jush si dhe me çdo gjallesë të çfarëdo lloji mishi, dhe ujërat nuk do të shndërrohen më në një përmbytje për të shkatërruar çfarëdo lloj mishi.

16. Harku, pra, do të ndodhet në retë dhe unë do ta shikoj për të kujtuar besëlidhjen e përjetshme midis Perëndisë dhe çdo gjallese të çfarëdo mishi që ndodhet mbi tokë".

17. Dhe Perëndia i tha Noeut: "Kjo është shenja e besëlidhjes që unë kam caktuar midis meje dhe çfarëdo mishi që është mbi tokë".

18. Dhe bijtë e Noeut që dolën nga arka qenë Semi, Kami dhe Jafeti; Kami është babai i Kanaanit.

19. Këta janë tre bijtë e Noeut, dhe ata populluan tërë tokën.

20. Më vonë Noeu, që ishte bujk, filloi të mbjellë një vresht;

21. dhe piu verë e u deh, dhe u zhvesh në mes të çadrës së tij.

22. Dhe Kami, i ati i Kanaanit, pa babanë e tij lakuriq dhe vajti t'ua thotë vëllezërve të tij që ndodheshin jashtë.

23. Por Semi dhe Jafeti morën një mantel, e hodhën mbi shpatullat e tyre dhe, duke ecur së prapthi, mbuluan lakuriqësinë e babait të tyre; dhe, me qenë se fytyrat e tyre ishin kthyer nga ana tjetër, ata nuk e panë lakuriqësinë e babait të tyre.

24. Kur Noeu u zgjua nga dehja e tij, mësoi atë që i kishte bërë i biri më i vogël, dhe tha:

25. "I mallkuar qoftë Kanaani! Ai qoftë shërbyesi i shërbëtorëve të vëllezërve të tij!".

26. Pastaj tha: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Semit, dhe Kanaani të jetë shërbëtori i tij.

27. Perëndia ta rritë Jafetin dhe ky të banojë në çadrat e Semit; Kanaani qoftë shërbyesi i tij!".

28. Mbas përmbytjes, Noeu jetoi treqind e pesëdhjetë vjet.

29. Kështu Noeu jetoi gjithsej nëntëqind e pesëdhjetë vjet; pastaj vdiq.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 9