Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 8:16-21 Bibla Shqip (ALBB)

16. "Dil nga arka ti, gruaja jote, bijtë e tu dhe gratë e bijve të tu bashkë me ty.

17. Nxirr me vete tërë kafshët që janë bashkë me ty, të çdo mishi që të jenë: zogj, bagëti dhe tërë rrëshqanorët që zvarriten mbi tokë, me qëllim që të rriten shumë mbi tokë dhe të jenë pjellorë e të shumohen mbi tokë".

18. Kështu Noeu doli me bijtë e tij, me gruan e tij dhe me gratë e bijve të tij.

19. Të gjitha kafshët, të gjithë rrëshqanorët, të gjithë zogjtë, gjithçka lëviz mbi tokë, sipas familjeve të tyre, dolën nga arka.

20. Atëherë Noeu ndërtoi një altar për Zotin, mori nga çdo lloj kafshësh dhe zogjsh të pastër dhe ofroi fli mbi altarin.

21. Dhe Zoti ndjeu një erë të këndshme dhe ai tha në zemër të vet: "Unë nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij; dhe nuk do të godas më çdo gjallesë, siç kam bërë.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 8