1. Atëherë Jozefi u hodh mbi fytyrën e të atit, qau mbi të dhe e puthi.
2. Pastaj Jozefi urdhëroi mjekët që ishin në shërbim të tij të balsamosnin të atin; dhe mjekët e balsamosën Izraelin.
3. U deshën dyzet ditë, sepse e tillë ishte koha e nevojshme për balsamimin; dhe egjiptasit e qanë shtatëdhjetë ditë.
4. Kur kaluan ditët e zisë të mbajtura për të, Jozefi foli në shtëpinë e Faraonit duke thënë: "Në qoftë se kam gjetur hirin tuaj, i thoni Faraonit këto fjalë:
5. Ati im më ka vënë të betohem dhe më ka thënë: "Ja, unë jam duke vdekur; më varros në varrin që kam gërmuar në vendin e Kanaanit". Tani, pra, më lejo të ngjitem për të varrosur atin tim, pastaj do të kthehem".
6. Faraoni u përgjigj: "Ngjitu dhe varrose atin tënd ashtu si të ka vënë të betohesh".