Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 42:14-29 Bibla Shqip (ALBB)

14. Por Jozefi u tha atyre: "Çështja qëndron ashtu siç ju thashë: ju jeni spiunë!

15. Ja si do të viheni në provë: ashtu siç është e vërteta që Faraoni jeton, nuk do të dilni këtej para se vëllai juaj më i vogël të vijë këtu.

16. Dërgoni njërin prej jush të marrë vëllanë tuaj; dhe ju do të qëndroni këtu në burg, që fjalët tuaja të provohen dhe të shihet nëse thoni të vërtetën; përndryshe, ashtu siç është e vërtetë që Faraoni jeton, ju jeni spiunë!".

17. Kështu i futi bashkë në burg për tri ditë.

18. Ditën e tretë, Jozefi u tha atyre: "Bëni këtë dhe do të jetoni; unë kam frikë nga Perëndia!

19. Në rast se jeni njerëz të ndershëm, njëri nga ju vëllezërit të rrijë i lidhur me zinxhir në burgun tonë, dhe ju shkoni t'u çoni grurë familjeve tuaja që vdesin urie;

20. pastaj më sillni vëllanë tuaj më të vogël; kështu do të vërtetohen fjalët tuaja dhe ju nuk keni për të vdekur". Dhe ata vepruan kështu.

21. Atëherë i thoshin njëri-tjetrit: "Ne jemi me të vërtetë fajtorë ndaj vëllait tonë, sepse e pamë ankthin e shpirtit të tij kur ai na lutej, por nuk ia vumë veshin! Ja pse na ra kjo fatkeqësi".

22. Rubeni iu përgjigj atyre duke thënë: "A nuk ju thosha unë: "Mos kryeni këtë mëkat kundër fëmijës!"? Por ju nuk më dëgjuat. Prandaj tani na kërkohet llogari për gjakun e tij".

23. Ata nuk e dinin që Jozefi i kuptonte, sepse midis tij dhe atyre kishte një përkthyes.

24. Atëherë ai u largua nga ata dhe qau. Pastaj u kthye pranë tyre dhe u foli; mori Simeonin dhe vuri ta lidhnin me zinxhir para syve të tyre.

25. Pastaj Jozefi urdhëroi të mbushnin me grurë thasët e tyre, të vendosnin paratë e secilit në trastën e tij dhe t'u jepnin ushqime për udhëtimin. Dhe kështu u bë.

26. Ata ngarkuan, pra, grurin mbi gomarët e tyre dhe u larguan.

27. Tani, në vendin ku po kalonin natën, njëri prej tyre hapi trastën e vet për t'i dhënë ushqim gomarit të tij dhe pa aty brenda paratë e veta, që ishin në grykë të trastës;

28. kështu iu drejtua vëllezërve të tij: "Paratë e mia m'u rikthyen; ja ku janë në trastën time". Atëherë, zemërvrarë dhe të trembur, i thoshin njëri-tjetrit: "Ç'është vallë kjo që na bëri Perëndia?".

29. Kështu arritën te Jakobi, ati i tyre, në vendin e Kanaanit dhe i treguan të gjitha ato që kishin ndodhur, duke thënë:

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 42