Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 40:15-23 Bibla Shqip (ALBB)

15. sepse mua më sollën fshehurazi nga vendi i hebrenjve, dhe këtu s'kam bërë gjë për t'u futur në këtë burg të nëndheshëm".

16. kryebukëpjekësi, duke parë se interpretimi ishte i favorshëm, i tha Jozefit: "Edhe unë në ëndrrën time kisha tri shporta me bukë të bardhë mbi krye;

17. dhe në shportën më të lartë kishte çdo lloj gjellësh të pjekura në furrë për Faraonin; dhe zogjtë i hanin nga shporta që kisha mbi krye".

18. Atëherë Jozefi u përgjigj dhe tha: "Ky është interpretimi i ëndrrës: tri shportat janë tri ditë;

19. në krye të tri ditëve Faraoni do të të heqë kokën nga shpatullat, do të varë në një pemë, dhe zogjtë do të hanë mishrat e trupit tënd".

20. Tani ditën e tretë, ditën e përvjetorit të Faraonit, ndodhi që ai shtroi një banket për të gjithë shërbëtorët e tij; dhe bëri që të ngrinin kokën lartë si kryekupëmbajtësi dhe kryebukëpjekësi, në mes të shërbëtorëve të tij.

21. Kështu e rivendosi kryekupëmbajtësin në detyrën e tij si kupëmbajtës që t'i jepte kupën në dorë Faraonit,

22. por bëri që ta varnin kryebukëpjekësin sipas interpretimit që Jozefi u kishte dhënë.

23. Por kryekupëmbajtësi nuk u kujtua për Jozefin, por e harroi.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 40