Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 4:6-12 Bibla Shqip (ALBB)

6. Atëherë Zoti i tha Kainit: "Pse je pezmatuar dhe pse fytyra jote është dëshpëruar?

7. Në rast se bën mirë a nuk do të pranohesh? Por në qoftë se bën keq, mëkati po të ruan te porta dhe dëshirat e tij drejtohen ndaj teje; por ti duhet ta sundosh".

8. Dhe Kaini foli me të vëllanë, Abelin; kur u gjendën në fushë, Kaini u ngrit kundër vëllait të tij Abelit dhe e vrau.

9. Atëherë Zoti i tha Kainit: "Ku është vëllait yt Abeli?". Ai u përgjigj: "Nuk e di; mos jam unë rojtari i vëllait tim?".

10. Zoti i tha: "Çfarë ke bërë? Zëri i gjakut të vëllait tënd më vëngon nga toka.

11. Dhe ti tani je më i mallkuar se toka që hapi gojën për të marrë gjakun e vëllait tënd nga dora jote.

12. Kur të punosh tokën, ajo nuk do të të japë më prodhimet e saj, dhe ti do të jesh një endacak dhe një ikanak mbi tokë".

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 4