Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 39:10-19 Bibla Shqip (ALBB)

10. Me gjithë faktin që ajo i fliste Jozefit për këtë gjë çdo ditë, ai nuk pranoi të binte në shtrat me të dhe t'i jepej asaj.

11. Një ditë ndodhi që ai hyri në shtëpi për të bërë punën e tij, dhe nuk ndodhej në shtëpi asnjë prej shërbëtorëve.

12. Atëherë ajo e kapi nga rrobat dhe i tha: "Eja të shtrihesh me mua". Por ai ia la në dorë rrobën e tij, iku duke vrapuar jashtë.

13. Kur ajo pa që ai ia kishte lënë në dorë rrobën e tij dhe kishte ikur jashtë,

14. thirri shërbëtorët e vet dhe u tha: "Shikoni, ai na solli në shtëpi një hebre për t'u tallur me ne; ai erdhi tek unë për të rënë me mua, por unë bërtita me të madhe.

15. Me të dëgjuar që unë ngrita zërin dhe fillova të bërtas, ai la rrobën e tij pranë meje, iku dhe vrapoi jashtë".

16. Kështu ajo mbajti pranë saj rrobën e tij, derisa u kthye në shtëpi zotëria e saj.

17. Atëherë ajo i foli në këtë mënyrë: "Ai shërbëtor hebre, që ti na solle, erdhi tek unë për të më vënë në lojë.

18. Por sa ngrita zërin dhe bërtita, ai la rrobën pranë meje dhe iku jashtë".

19. Kështu, kur zotëria e saj dëgjoi fjalët e gruas së vet që i fliste në këtë mënyrë duke thënë: "Shërbëtori yt më ka bërë këtë gjë!", ai u inatos.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 39