Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 36:5-13 Bibla Shqip (ALBB)

5. Basemathi lindi Reuelin, kurse Oholibamahu lindi Jeushin, Jalamin dhe Korahin. Këta janë bijtë e Esaut që i lindën në vendin e Kanaanit.

6. Pastaj Esau mori gratë e tij, bijtë dhe bijat e tij, gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, kopetë e tij, tërë bagëtinë e tij dhe tërë pasurinë që kishte blerë në vendin e kanaanenjve, dhe shkoi në një vend, larg vëllait të tij Jakob,

7. sepse pasuritë e tyre ishin tepër të mëdha, që ata të mund të banonin bashkë; vendi ku rrinin nuk ishte në gjendje t'i mbante për shkak të bagëtisë së tyre.

8. Kështu Esau u vendos mbi malin e Seirit; Esau është Edomi.

9. Këta janë pasardhësit e Esaut, atit të edomitëve, në malin e Seirit.

10. Këta janë emrat e bijve të Esaut: Elifazi, i biri i Adës, gruaja e Esaut; Reueli, i biri i Bazemathës, gruaja e Esaut.

11. Bijtë e Elifazit qenë: Temani, Omari, Cefoni, Gatami dhe Kenaci.

12. Timna ishte konkubina e Elifazit, i biri i Esaut. Ajo i lindi Amalekun Elifazit. Këta qenë bijtë e Adës, gruaja e Esaut.

13. Këta qenë bijtë e Reuelit: Nahathi dhe Zerahu, Shamahu dhe Micahu. Këta qenë bijtë e Basemathës, gruaja e Esaut.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 36