Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 36:32-43 Bibla Shqip (ALBB)

32. Bela, i biri i Beorit, mbretëroi në Edom, dhe emri i qytetit të tij qe Dinhabah.

33. Bela vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Jobabi, i biri i Zerahut, nga Botsrahu.

34. Jobabi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Hushami, nga vendi i Temanitëve.

35. Hushami vdiq, dhe në vend të tij mbretëroi Hadabi, i biri i Bedadit, që mundi midianitët në fushat e Moabit; dhe emri i qytetit të tij qe Avith.

36. Hadadi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Samlahu, nga Masrekahu.

37. Samlahu vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rohoboth, mbi Lumë.

38. Sauli vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Baal-Hanani, i biri i Akborit.

39. Baal-Hanani, i biri i Akborit, vdiq dhe në vendin e tij mbretëroi Hadari. Emri i qytetit të tij qe Pau, dhe emri i gruas së tij qe Mehetabel, e bija e Metredës dhe e Mezahabut.

40. Këto qenë emrat e krerëve të Esaut, sipas familjeve të tyre dhe territoreve të tyre, me emrat e tyre; kreu Timnah, kreu Alvah, kreu Jetheth,

41. kreu Oholibamah, kreu Elah, kreu Pinon,

42. kreu Kenac, kreu Teman, kreu Mibcar,

43. kreu Magdiel dhe kreu Iram. Këta qenë krerët e Edomit sipas vendbanimit të tyre, në vendin që zotëronin. Ky qe Esau, ati i edomitëve.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 36