Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 36:21-30 Bibla Shqip (ALBB)

21. Dishoni, Etseri dhe Dishani. Këta qenë krerët e Horejve, bijtë e Seirit, në vendin e Edomit.

22. Bijtë e Lotanit qenë: Hori dhe Hemami; dhe motra e Lotanit qe Timna.

23. Këta qenë bijtë e Shobalit: Alvani, Manahathi, Ebali, Shefo dhe Onami.

24. Këta qenë bijtë e Cibeonit: Aja dhe Anahu. Anahu është ai që zbuloi në shkretëtirë ujëra të nxehta ndërsa po kulloste gomarët e Cibeonit, atit të tij.

25. Këta qenë bijtë e Anahut: Dishoni dhe Oholibamah, e bija e Anahut.

26. Këta qenë bijtë e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani.

27. Këta qenë bijtë e Etserit: Bilhani, Zaavani dhe Akani.

28. Këta qenë bijtë e Dishanit: Utsi dhe Arani.

29. Këta qenë krerët e Horejve: kreu Lothan, kreu Shobal, kreu Cibeon, kreu Anah,

30. kreu Dishon, kreu Etser, kreu Dishan. Këta qenë krerët e Horejve, krerët që ata patën në vendin e Seirit.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 36