2. Esau i mori gratë e tij nga bijat e kanaanenjve: Adën, e bija e Elonit hiteut, dhe Oholibamahën, e bija e Cibeonit hiveut;
3. dhe Basemathin, e bija e Ismaelit dhe motra e Nebajothit.
4. Ada i lindi Esaut Elifazin;
5. Basemathi lindi Reuelin, kurse Oholibamahu lindi Jeushin, Jalamin dhe Korahin. Këta janë bijtë e Esaut që i lindën në vendin e Kanaanit.
6. Pastaj Esau mori gratë e tij, bijtë dhe bijat e tij, gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, kopetë e tij, tërë bagëtinë e tij dhe tërë pasurinë që kishte blerë në vendin e kanaanenjve, dhe shkoi në një vend, larg vëllait të tij Jakob,
7. sepse pasuritë e tyre ishin tepër të mëdha, që ata të mund të banonin bashkë; vendi ku rrinin nuk ishte në gjendje t'i mbante për shkak të bagëtisë së tyre.