Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 33:13-20 Bibla Shqip (ALBB)

13. Por Jakobi u përgjigj: "Zotëria im e di që fëmijët janë në moshë të vogël dhe që kam me vete dele dhe lopë qumështore; po t'i mbajmë keq qoftë edhe një ditë të vetme, tërë kafshët kanë për të vdekur.

14. Le të kalojë zotëria im para shërbëtorit të tij, dhe unë do ta ndjek ngadalë me hapin e kafshëve që më paraprijnë dhe me hapin e fëmijëve, derisa të arrijë te zotëria im në Seir".

15. Atëherë Esau tha: "Më lejo të paktën të lë me ty disa nga njerëzit që janë me mua". Por Jakobi u përgjigj: "Pse ta bëjmë këtë? Mjafton që unë të gjej hir në sytë e zotërisë tim".

16. Kështu po atë ditë Esau u rikthye në rrugën e tij drejt Seirit.

17. Jakobi u nis në drejtim të Sukothit, ndërtoi atje një shtëpi për vete dhe kasolle për bagëtinë; prandaj ai vend u quajt Sukoth.

18. Pastaj Jakobi, duke u kthyer nga Padan-Arami, arriti shëndoshë e mirë në qytetin e Sikemit, në vendin e Kanaanit, ku ngriti çadrat e tij përballë qytetit.

19. Dhe bleu nga bijtë e Hamorit, at i Sikemit, për njëqind copë paresh, pjesën e fushës ku kishte ngritur çadrat e tij përballë qytetit.

20. Pastaj aty ngriti një altar dhe e quajti El-Elohej-Izrael.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 33