Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 30:4-8 Bibla Shqip (ALBB)

4. Kështu ajo i dha për grua shërbyesen e vetë Bilhah dhe Jakobi hyri tek ajo.

5. Dhe Bilhah u ngjiz dhe i dha një bir Jakobit.

6. Atëherë Rakela tha: "Perëndia më dha të drejtë; ai dëgjoi gjithashtu zërin tim dhe më dha një bir". Prandaj i vuri emrin Dan.

7. Pastaj Bilhah, shërbyesja e Rakelës, u ngjiz përsëri dhe i lindi një bir të dytë Jakobit.

8. Atëherë Rakela tha: "Kam luftuar shumë me motrën time dhe kam dalë fitimtare". Prandaj e quajti djalin Neftali.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 30