Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 30:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Kur Rakela pa që nuk po i bënte fëmijë Jakobit, u bë ziliqare e motrës së saj dhe i tha Jakobit: "Më bëj me fëmijë përndryshe unë po vdes".

2. Jakobi u mbush tërë inat kundër Rakelës dhe i tha: "Se mos jam unë në vend të Perëndisë që nuk të lejon të kesh fëmijë?".

3. Ajo u përgjigj: "Ja shërbyesja ime Bilhah; hyr tek ajo, që ajo të lindë mbi gjunjët e mi; kështu nëpërmjet saj do të mund të bëhem me fëmijë".

4. Kështu ajo i dha për grua shërbyesen e vetë Bilhah dhe Jakobi hyri tek ajo.

5. Dhe Bilhah u ngjiz dhe i dha një bir Jakobit.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 30