Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 26:31-35 Bibla Shqip (ALBB)

31. Të nesërmen në mëngjes u ngritën herët dhe shkëmbyen një betim. Pastaj Isaku i përcolli dhe ata ikën në paqe.

32. Po atë ditë ndodhi që shërbëtorët e Isakut erdhën për ta lajmëruar për pusin që kishin hapur duke i thënë: "Kemi gjetur ujë".

33. Dhe ai e quajti atë Shibah. Për këtë arsye qyteti mban emrin Beer-Sheba edhe sot e kësaj dite.

34. Në moshën dyzetvjeçare Esau mori për grua Juditin, të bijën e Beerit, hiteut dhe të Basemathit, bijë e Elonit, hiteut.

35. Këto u bënë shkas për një hidhërim të thellë të Isakut dhe të Rebekës.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 26