Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 23:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Sara jetoi njëqind e njëzet e shtatë vjet. Këto qenë vitet e jetës së Sarës.

2. Dhe Sara vdiq në Kirjath-Arba (që është Hebroni), në vendin e kanaanenjve, dhe Abrahami hyri aty për të mbajtur zi për të dhe për ta vajtuar.

3. Pastaj Abrahami u ngrit më këmbë në prani të së vdekurës dhe u foli bijve të Hethit, duke u thënë:

4. "Unë jam një i huaj midis jush dhe i ardhur midis jush; më jepni pronësinë e një varri midis jush, që të mund të varros të vdekurën time dhe ta heq nga sytë e mi".

5. Dhe bijtë e Hethit iu përgjigjën Abrahamit duke i thënë:

6. "Dëgjona, o zoti im! Ti je midis nesh një princ i Perëndisë, varrose të vdekurën tënde në më të mirën nga varrezat tona, asnjeri prej nesh s'do të refuzojë varrin e tij, me qëllim që ti të varrosësh aty të vdekurën tënde".

7. Atëherë Abrahami u ngrit, u përul para popullit të vendit, para bijve të Hethit,

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 23