Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 15:2-13 Bibla Shqip (ALBB)

2. Po Abrami i tha: "Zot, Perëndi, çfarë do të më japësh, sepse unë jam pa fëmijë dhe trashëgimtari i shtëpisë sime është Eliezeri i Damaskut?".

3. Pastaj Abrami shtoi këto fjalë: "Ti nuk më ke dhënë asnjë pasardhës; dhe ja, një i lindur në shtëpinë time do të jetë trashëgimtari im".

4. Atëherë fjala e Zotit iu drejtua duke i thënë: "Ai nuk do të jetë trashëgimtari yt, por ai që ka për të dalë nga të përbrendshmet e tua do të jetë trashëgimtari yt".

5. Pastaj e çoi jashtë dhe i tha: "Vështro me kujdes qiellin dhe numëro yjet, në rast se mund t'i numërosh", pastaj shtoi: "Kështu kanë për të qenë pasardhësit e tu".

6. Dhe ai i besoi Zotit, që ia vuri në llogari të drejtësisë.

7. Pastaj Zoti i tha: "Unë jam Zoti që të nxori nga Uri i kaldeasve, për të ta lënë si trashëgimi këtë vend".

8. Dhe Abrami pyeti: "Zot, Perëndi, nga mund ta di unë që do ta kem si trashëgim?".

9. Atëherë Zoti i tha: "Sillmë një mëshqerrë trevjeçare, një dhi trevjeçare, një dash trevjeçar, një turtull dhe një pëllumb të ri".

10. Atëherë Abrami i shpuri tërë këto kafshë, i ndau më dysh dhe vendosi secilën gjysmë përballë tjetrës; por zogjtë nuk i ndau.

11. Dhe disa zogj grabitqarë zbritën mbi kafshët e vrara, por Abrami i përzuri.

12. Me perëndimin e diellit, një gjumë i rëndë e zuri Abramin; dhe ja, një llahtari dhe një errësirë e thellë e kapluan atë.

13. Atëherë Zoti i tha Abramit: "Dije me siguri që pasardhësit e tu do të qëndrojnë si të huaj në një vend që nuk do të jetë i tyre, dhe do të jenë skllevër dhe njerëz të shtypur për katërqind vjet.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 15