Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 15:14-20 Bibla Shqip (ALBB)

14. Por unë do të gjykoj kombin shërbyesit e të cilit do të kenë qenë; pas kësaj, ata do të dalin me pasuri të mëdha.

15. Sa për ty, do të shkosh në paqe pranë prindërve të tu dhe do të varrosesh pasi të kesh arritur një pleqëri të bukur.

16. Por në brezin e katërt ata do të kthehen këtu, sepse padrejtësia e amorenjve s'ka arritur ende kulmin".

17. Por me të perënduar dielli dhe me të zbritur errësira, na del para syve një furrë që nxjerr tym dhe një pishtar i zjarrtë që kalon përmes kafshëve të ndarë.

18. Po atë ditë Zoti bëri një besëlidhje me Abramin duke i thënë: "Unë u jap pasardhësve të tu këtë vend, nga përroi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin e Eufratit:

19. kenenjtë, kenizenjtë, kadmonenjtë,

20. hitenjtë, perezenjtë, Refejtë,

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 15