Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 14:3-14 Bibla Shqip (ALBB)

3. Tërë këta të fundit u grumbulluan në luginën e Sidimit (që është Deti i Kripur).

4. Për dymbëdhjetë vjet ata qenë të nënshtruar nga Kedorlaomeri, por vitin e trembëdhjetë ngritën krye.

5. Vitin e katërmbëdhjetë Kedorlaomeri dhe mbretërit që ishin me të erdhën bashkë me të dhe i shpërndanë gjigantët në Ashterot-Karnaim, zuzimët në Ham, emimët në Shaveh-Kiriataim

6. dhe horenjtë në malet e tyre të Seirit deri në El-Paran, që ndodhet pranë shkretëtirës.

7. Pastaj u kthyen pas dhe erdhën në En-Mishpat (që është Kadeshi), plaçkitën tërë territorin e amalekitëve si dhe të amorenjve që banonin në Hatsatson-Tamar.

8. Atëherë mbreti i Sodomës, mbreti i Gomorës, mbreti i Admahut, mbreti i Ceboimit dhe mbreti i Belës (që është Coari) dolën dhe u rreshtuan në luftë kundër tyre, në luginën e Sidimit;

9. kundër Kedorlaomerit mbret i Elamit, Tidealit mbret i kombeve, Amrafelit mbret i Shinarit dhe Ariokut mbret i Elasarit; katër mbretër kundër pesë.

10. Por lugina e Sidimit ishte plot me puse bitumi; dhe mbretërit e Sodomës dhe të Gomorës ua mbathën këmbëve dhe ranë brenda tyre; dhe ata që shpëtuan, shkuan në mal.

11. Dhe kështu fituesit shtinë në dorë tërë pasuritë e Sodomës dhe të Gomorës dhe tërë ushqimet e tyre, dhe ikën.

12. Morën me vete edhe Lotin, djali i vëllait të Abramit, bashkë me pasurinë e tij, dhe ikën. Loti banonte në Sodomë.

13. Por njëri nga të ikurit erdhi dhe ia tha Abram hebreut, që banonte në lisat e Mamres, amoreasit, vëlla i Eshkollit dhe vëlla i Anerit, që kishin lidhur aleancë me Abramin.

14. Kur Abrami mësoi se vëllai i tij ishte zënë rob, ai armatosi njerëzit e stërvitur, shërbyes të lindur në shtëpinë e tij, gjithsej treqind e tetëmbëdhjetë veta dhe i ndoqi mbretërit deri në Dan.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 14