Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 13:9-16 Bibla Shqip (ALBB)

9. A nuk është vallë tërë vendi para teje? Ndahu nga unë! Në rast se ti shkon majtas, unë kam për të vajtur djathtas; dhe në qoftë se ti shkon djathtas, unë kam për të vajtur majtas".

10. Atëherë Loti ngriti sytë dhe pa tërë fushën e Jordanit. Para se Zoti të kishte shkatërruar Sodomën dhe Gomorën, ajo ishte e tëra e ujitur deri në Coar, si kopshti i Zotit, si vendi i Egjiptit.

11. Kështu Loti zgjodhi për vete tërë fushën e Jordanit dhe filloi t'i zhvendosë drejt lindjes çadrat e veta: Kështu u ndanë njëri nga tjetri.

12. Abrami banoi në vendin e Kanaanit dhe Loti në qytetet e fushës, duke arritur të ngrejë çadrat e tij deri në Sodomë.

13. Por njerëzit e Sodomës ishin shumë të korruptuar dhe mëkatarë ndaj Zotit.

14. Dhe Zoti i tha Abramit, mbas ndarjes së Lotit prej tij: "Ço tani sytë e tu dhe shiko nga vendi ku je drejt veriut e jugut; drejt lindjes dhe perëndimit.

15. Tërë vendin që sheh, unë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu, përgjithnjë.

16. Dhe do t'i bëj pasardhësit e tu si pluhurin e tokës; prandaj në se dikush mund të llogarisë pluhurin e tokës, do të mund të llogarisë edhe pasardhësit e tu.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 13