Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 13:12-18 Bibla Shqip (ALBB)

12. Abrami banoi në vendin e Kanaanit dhe Loti në qytetet e fushës, duke arritur të ngrejë çadrat e tij deri në Sodomë.

13. Por njerëzit e Sodomës ishin shumë të korruptuar dhe mëkatarë ndaj Zotit.

14. Dhe Zoti i tha Abramit, mbas ndarjes së Lotit prej tij: "Ço tani sytë e tu dhe shiko nga vendi ku je drejt veriut e jugut; drejt lindjes dhe perëndimit.

15. Tërë vendin që sheh, unë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu, përgjithnjë.

16. Dhe do t'i bëj pasardhësit e tu si pluhurin e tokës; prandaj në se dikush mund të llogarisë pluhurin e tokës, do të mund të llogarisë edhe pasardhësit e tu.

17. Çohu në këmbë, bjeri rreth e qark vendit, sepse unë do të ta jap ty".

18. Atëherë Abrami i ngriti çadrat e tij dhe vajti të banojë në lisat e Mamres, që ndodhen në Hebron; dhe aty ndërtoi një altar kushtuar Zotit.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 13