Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 13:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Abrami, pra, u rikthye nga Egjipti në drejtim të Negevit bashkë me gruan dhe gjithçka zotëronte. Dhe Loti ishte bashkë me të.

2. Abrami ishte shumë i pasur me bagëti, argjend dhe ar.

3. Nga Negevi ai vazhdoi udhëtimin e tij deri në Bethel, në vendin ku më parë ndodhej çadra e tij, midis Bethelit dhe Ait,

4. në vendin e altarit që kishte ndërtuar në krye, dhe aty Abrami i bëri thirrje emrit të Zotit.

5. Edhe Loti, që udhëtonte bashkë me Abramin, kishte kope bagëtish dhe çadra.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 13