Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 12:17-20 Bibla Shqip (ALBB)

17. Por Zoti e goditi Faraonin dhe shtëpinë e tij me fatkeqësi të mëdha për shkak të Sarajt, gruas së Abramit.

18. Atëherë Faraoni thirri Abramin dhe i tha: "Ç'më bëre? Pse nuk më the që ajo ishte gruaja jote? Pse më the:

19. "Është motra ime"? Kësisoj unë e mora sikur të ishte gruaja ime. Ja, pra, ku është gruaja jote; merre me vete dhe nisu!".

20. Pastaj Faraoni u dha urdhër njerëzve të tij lidhur me Abramin, dhe këta e nisën atë, gruan e tij dhe gjithçka kishte.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 12