Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 11:22-32 Bibla Shqip (ALBB)

22. Serugu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Nahori;

23. mbas lindjes së Nahorit, Serugu jetoi dyqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.

24. Nahori jetoi njëzet e nëntë vjet dhe i lindi Terahu;

25. mbas lindjes së Terahut, Nahori jetoi njëqind e nëntëmbëdhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.

26. Terahu jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Abrami, Nahori dhe Harani.

27. Këta janë pasardhësit e Terahut. Terahut i lindi Abrami, Nahori dhe Harani; dhe Haranit i lindi Loti.

28. Harani vdiq në prani të Terahut, babait të tij, në vendlindjen e tij, në Ur të kaldeasve.

29. Dhe Abrami dhe Nahori morën gra: emri i gruas së Abramit ishte Saraj dhe emri i gruas së Nahorit ishte Milkah, e bija e Haranit, i ati i Milkahut dhe i ati i Iskahut.

30. Por Saraj ishte shterpë, nuk kishte fëmijë.

31. Pastaj Terahu mori të birin Abram dhe Lotin, të birin e Haranit, domethënë djali i të birit, dhe Sarajn nusen e tij, gruaja e djalit të tij Abram, dhe dolën bashkë nga Uri i kaldeasve për të vajtur në vendin e kanaanenjve; por kur arritën në Haran, ata u vendosën aty.

32. Terahu jetoi dyqind e pesë vjet, pastaj Terahu vdiq në Haran.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 11