Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 10:7-15 Bibla Shqip (ALBB)

7. Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani.

8. Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.

9. Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit".

10. Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit.

11. Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivenë, Rehoboth-Irin dhe Kalahun;

12. midis Ninivesë dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh).

13. Mitsraimit i lindën ludimët, anamimët, lehabimët, naftuhimët,

14. pathrusimët, kasluhimët (prej të cilëve dolën filistenjtë) dhe kaftorimët.

15. Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti,

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 10