Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 10:23-32 Bibla Shqip (ALBB)

23. Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi.

24. Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi.

25. Eberit i lindën dy bij; emri i njërit prej tyre ishte Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe emri i të vëllait ishte Joktan.

26. Nga Joktani lindën Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu,

27. Hadorami, Uzali, Diklahu,

28. Obali, Abimaeli, Sheba,

29. Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Tërë këta qenë bij të Joktanit.

30. Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në Sefar.

31. Këta janë bijtë e Semit, sipas familjeve të tyre, sipas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre sipas kombeve të tyre.

32. Këto janë familjet e bijve të Noeut, sipas brezave të tyre, në kombet e tyre; dhe prej tyre dolën kombet që u shpërndanë në tokë mbas përmbytjes.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 10