1. Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë.
2. Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin.
3. Bijtë e Gomerit qenë: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.
4. Bijtë e Javanit qenë: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.
5. Prej tyre rrjedhin popujt e shpërndarë në ishujt e kombeve, në vendet e tyre të ndryshme, secili sipas gjuhës së vet, sipas familjeve të tyre dhe kombeve të tyre.
6. Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.
7. Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani.
8. Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.