Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zakaria 4:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. Pastaj engjëlli që fliste me mua u kthye dhe më zgjoi ashtu si zgjojnë dikë nga gjumi.

2. Dhe më pyeti: "Çfarë po shikon?". U përgjigja: "Ja, po shikoj një shandan krejt prej ari dhe që ka në majë një enë, mbi të cilën janë shtatë llamba me shtatë tuba për shtatë llambat që janë në majë.

3. Afër tyre janë dy ullinj, një në të djathtën e enës dhe tjetri në të majtën e saj".

4. Kështu nisa t'i them engjëllit që fliste me mua: "Imzot, ç'kuptim kanë këto gjëra?".

5. Engjëlli që fliste me mua u përgjigj dhe më tha: "Nuk e kupton se ç'duan të thonë këto gjëra?". Unë i thashë: "Jo, imzot".

6. Atëherë ai, duke u përgjigjur, më tha: "Kjo është fjala e Zotit drejtuar Zorobabelit: Jo për fuqinë dhe as për forcën, por për Frymën time", thotë Zoti i ushtrive.

7. "Kush je ti, o mali i madh? Përpara Zorobabelit ti do të bëhesh fushë. Dhe ai do ta bëjë gurin e majës së malit të shkojë përpara midis britmave: "Mëshirë, mëshirë për të!"".

8. Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:

9. "Duart e Zorobabelit kanë hedhur themelet e këtij tempulli dhe duart e tij do ta përfundojnë; atëherë do të pranosh që Zoti i ushtrive më ka dërguar te ju.

Lexoni kapitullin e plotë Zakaria 4