Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zakaria 14:6-10 Bibla Shqip (ALBB)

6. Atë ditë do të ndodhë që nuk do të ketë më dritë; yjet e ndritshëm do të erren.

7. Do të jetë një ditë unike, që njihet nga Zoti; nuk do të jetë as ditë as natë, por aty nga mbrëmja do të ketë dritë.

8. Atë ditë do të ndodhë që nga Jeruzalemi do të burojnë ujëra të freskëta: gjysma e tyre do të shkojë drejt detit lindor dhe gjysma drejt detit perëndimor; kështu do të jetë si në verë ashtu edhe në dimër.

9. Zoti do të jetë mbret mbi gjithë dheun; atë ditë do të jetë vetëm Zoti dhe vetëm emri i tij.

10. Gjithë vendi do të shndërrohet në fushë, nga Geba në Rimon, në jug të Jeruzalemit; dhe Jeruzalemi do të lartohet dhe do të banohet në vendin e vet, nga porta e Beniaminit, në vend të portës së parë, deri te porta e Qoshes, dhe nga kulla e Hananeelit deri te trokullat e mbretit.

Lexoni kapitullin e plotë Zakaria 14