Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zakaria 12:10-14 Bibla Shqip (ALBB)

10. "Do të derdh mbi shtëpinë e Davidit dhe mbi banorët e Jeruzalemit Frymën e hirit dhe të përgjërimit; dhe ata do të vështrojnë drejt meje, drejt atij që kanë therur; do të pikëllohen për të, ashtu si pikëllohesh për një bir të vetëm, dhe do të hidhërohen shumë për të, ashtu si hidhërohesh fort për një të parëlindur.

11. Atë ditë në Jeruzalem do të ketë pikëllim të madh, i ngjeshëm me pikëllimin Hadadrimonit në luginën e Megidos.

12. Edhe vendi do të pikëllohet, çdo familje për vete: familja e shtëpisë së Davidit për vete, bashkëshortet e tyre për vete; familja e shtëpisë së Natanit për vete; dhe bashkëshortet e tyre për vete;

13. familja e shtëpisë së Levit për vete dhe bashkëshortet e tyre për vete; familja e Shimeit për vete dhe bashkëshortet e tyre për vete;

14. të gjitha familjet e mbetura secila për vete, dhe bashkëshortet e tyre për vete".

Lexoni kapitullin e plotë Zakaria 12